Ndërlidhjet

AP: Obama dhe Putin kanë diskutuar për Sirinë, Ukrainën dhe sigurinë kibernetike


Vladimir Putin (majtas) dhe Barack Obama duke u përshëndetur gjatë takimit të sotëm
Vladimir Putin (majtas) dhe Barack Obama duke u përshëndetur gjatë takimit të sotëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, sot janë takuar në samitin G20 në Hangzhou të Kinës.

Agjencia AP e ka cituar një zyrtar amerikan, i cili sot privatisht ka thënë se të dy zyrtarët e lartë kanë diskutuar për Sirinë, shqetësimet amerikane për Ukrainën dhe për sigurinë kibernetike.

Ky zyrtar, po ashtu ka thënë se Obama dhe Putin janë pajtuar që diplomatët e lartë të dy shteteve së shpejti do tu kthehen bisedimeve për Sirinë, pasi ata më herët gjatë ditës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, për javë të tëra janë përpjekur për ta arritur një marrëveshje për ndaljen e dhunës ndërmjet forcave qeveritare të presidnetit të Sirisë, Bashar al-Assad, që është aleat rus, dhe kryengritësve të moderuar, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja eventuale do të mund të përfshinte parime për sigurinë që ndihmat humanitare do të arrinin në hapësirat e rrethuara të Sirisë dhe për ndërmjarrjen e hapave për parandalimin e qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad, nga bombardimi i hapësirave ku operojnë kryengritësit e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar para reporterëve se Putin dhe Obama kanë disktuar për Sirinë dhe Ukrainën.

XS
SM
MD
LG