Ndërlidhjet

Rusia dënon katër tatarë të Krimesë


Ilustrim

Një gjykatë në Rusi ka dënuar katër tatarë të Krimesë, nën akuza për terrorizëm.

Gjykata ushtarake në Kaukazin Verior, në qytetin Rostov-on-Don, i ka gjetur fajtorë katër të akuzuarit se janë anëtarë të grupit islamik Hizb ut-Tahrir, dhe i ka dënuar ata prej 5 deri në 7 vjet burgim.

Hizb ut-Tahrir, në Rusi konsiderohet organizatë terroriste.

Të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, duke pretenduar se rasti ndaj tyre është i motivuar politikisht.

Ata ishin arrestuar në Krime.

Rusia po akuzohet nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore për trajtim të keq të banorëve autoktonë të Krimesë, të cilët janë turk-folës, që prej aneksimit të paligjshëm të gadishullit nga Ukraina në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG