Grupi i opozitës siriane ka bërë ka prezantuar një plan për tranzicionin politik në vend.
Komiteti i Lartë për Negociata, një grup që prezanton grupet opozitare politike dhe fraksionet e armatosura, e ka prezantuar këtë plan sot në Londër.
Ky plan parashikon gjashtë muaj bisedime në mes opozitës dhe përfaqësuesve të Qeverisë, që do të përcillej me një armëpushim.
Presdienti sirian, Bashar al-Assad, do të ja jepte fuqinë qeverisë së unitetit, e cila do të udhëhiqte me vendin për 18 muaj dhe do të organizonte zgjedhje.
Assad ka refuzuar që të lëshojë pushtetin që prej fillimit të luftës civile.
Ministrat e jashtëm të “Miqve të Sirisë”, që janë një grup i shteteve që mbështesin opozitën siriane, do ta diskutojnë këtë propozim më vonë gjatë ditës.
Plane të ngjashme të krijuara më parë, kanë dështuar që t’i japin fund konfliktit pesë vjeçar, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 250 mijë persona.