Ndërlidhjet

Obama: Trump është "i krisur"


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se kandidati repubikan për president, Donald Trump, është “i krisur” dhe “i painformuar”.

Reagimi vjen pasi Trump tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është lider më i mirë se Obama.

Duke folur në Laos, Obama tha se Trump, sa herë që flet, e bën të qartë se nuk është i kualifikiuar për president.

Në një forum televiziv, Trump tha se Putin është lider dhe se ka kontroll të fuqishëm mbi vendin.

“Mendoj se do të kem marrëdhënie shumë, shumë të mira me Putinin dhe marrëdhënie shumë, shumë të mira me Rusinë”, tha Trump.

Ai po ashtu tha se Moska dëshiron të shkatërrojë Shtetin Islamik njësoj si edhe Uashingtoni dhe përsëriti synimin e tij për të punuar me Rusinë në mposhtjen e grupit militant në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG