Ndërlidhjet

Putin zëvendëson Ombuspersonin për të drejtat e fëmijëve


Presidenti rus Vladimir Putin takohet me Anna Kuznetsova
Presidenti rus Vladimir Putin takohet me Anna Kuznetsova

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin ku ka pranuar dorëheqjen e Ombuspersonin për të drejtat e fëmijëve, Pavel Astakhov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë sot se Astakhov, i cili ka qenë në këtë post që prej dhjetorit të vitit 2009, është zëvendësuar nga Anna Kuznetsova.

Kuznetsova, nënë e gjashtë fëmijëve, udhëheq fondacionin Veil, që mbronë familjet.

Kjo lëvizje ka ardhur pasi Astakhov është përballur me kritika në Rusi, lidhur me deklaratat e tij të bëra kur ka vizituar të mbijetuarit e incidentit vdekjeprurës të lundrimit, më 18 qershor.

“Pra, si ishte noti?”, i kishte pyetur Astakhov 37 të mbijetuarit e përmbytjes së anijes, ku vdiqën 14 vetë, shumica e të cilëve ishin fëmijë.

Incidenti kishte ndodhur në rajonin verior të Karleias, kur anija, ku ishin shumica fëmijë, të cilët kishin shkuar në kamp, u godit nga një stuhi e fuqishme.

Astakhov ka insistuar se komentet e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit, por dhjetëra mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

XS
SM
MD
LG