Ndërlidhjet

OKB: Dënohet prova atomike e Koresë Veriore


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar fuqishëm provën e fundit atomike të Koresë Veriore dhe i ka filluar diskutimet për ndërmarrjen e “masave të rëndësishme”, përfshirë sanksionet e reja kundër Koresë Veriore.

Në seancën e mbajtur mbrëmë vonë, Këshilli i Sugurimit i OKB-së arriti pajtueshmëri të shpejtë për deklaratën me të cilën dënohet eksplodimi më i fuqishëm nëntokësor i Koresë Veriore deri tash, një ditë pas një mbledhjeje urgjente me dyer të mbyllura, që ishte thirrur nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja Jugore.

Në deklaraëtn e Këshillit të Sigurimit theksohet “serioziteti i kësaj shkeljeje” dhe “mosrespektimi flagrant” i Phenianit për rezolutat e mëparshme të Kombeve të Bashkuara, dhe shprehet përkushtim për ndërmarrjen e “masave të mëtejshme të rëndësishme”.

Koreja Veriore i ka hedhur poshtë dënimet duke thënë se Pheniani nuk do t’i nënshtrohet “shantazhit” atomik të Shteteve të Bashkuara.

Koreja Veriore ka njoftuar se dje më herët gjatë ditës ka kryer provë të eksplodimit atomik “të nivelit të lartë”, që është testi i pestë atomik i këtij vendi.

XS
SM
MD
LG