Ndërlidhjet

Johannes Hahn ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë


Johannes Hahn (majtas) dhe Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës së sotme për shtyp në Beograd
Johannes Hahn (majtas) dhe Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës së sotme për shtyp në Beograd

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia do të sillet me përgjegjësi kur bëhet fjalë për rajonin, por do t’i mbrojë intersat e veta kombëtare dhe shtetërore.

“Serbia çdoherë do të mundet t’i mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore, por do të sillemi me përgjegjësi kur është fjala për politikën rajonale”, tha Aleksandar Vuçiq dhe ka shtuar se “kur nuk pajtohemi për çdogjë me Bashkimin Evropian, këtë do ta themi, por çdoherë do të dëshirojmë të punojmë së bashku, për t’i ndarë vlerat evropiane”.

Këto komente ai i ka bërë pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Serbisë, ku ishte i pranishëm edhe komisionari i lartë për politikë të fqinjësisë së mirë dhe negociata për pranim i BE-së, Johannes Hahn.

Mëtutje në konferencë për gazetarë në Beograd, pas mbledhjes së qeverisë, zoti Vuçiq tha se është diskutuar për obligimet që i ka Serbia lidhur me kapitujt e hapur në rrugën për anëtarësim në BE, e veçanërisht për kapitullin 35, që ka të bëjë me Kosovën.

Zoti Hahn tha se “na duhet rajon ku mbretëron paqja dhe i cili është i vendosur në drejtimin e perspektivës evropiane” dhe ka shtuar se “asnjëri nga vendet nuk duhet ta pengoj perspektivën e vendit tjetër nga rajoni që t’i bashkohet BE-së, pasi ardhmëria e secilit vend në BE, paraqet mundësi për të qenë pjesë e familjes së fuqishme, e cila mund të luaj rol të rëndësishëm ndërkombëtar”.

XS
SM
MD
LG