Ndërlidhjet

Presidenti afgan, optimist për marrëveshje paqeje me militantët


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, tha se marrëveshja e paqes me grupin militant Hezb-e Islami është afër finalizimit.

Negociatat me grupin kanë vazhduar qysh në mars, kur është nënshkruar një draft-marrëveshje.

“Kanë mbetur disa çështje dhe ato janë shumë të rëndësishme për zbatimin e paqes”, tha Ghani në prag të Festës së Bajramit në Afganistan.

Hezb-e Islami ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër forcave amerikane dhe afgane qysh nga pushtimi amerikan më 2001.

Kabuli shpreson se marrëveshja me Hezb-e Islamin mund të bindë talibanët që t’i japin fund kryengritjes dhe t’i bashkohen procesit politik.

XS
SM
MD
LG