Ndërlidhjet

Pakistani dhe Rusia do zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake


Ilustrim
Ilustrim

Pakistani dhe Rusia do të mbajnë ushtrimet e para të përbashkëta ushtarake, më vonë gjatë këtij viti.

Një zyrtar i lartë pakistanez i ka thënë Express Tribune se rreth 200 pjesëtarë të ushtrisë nga të dyja anët do të marrin pjesë në këto ushtrime.

Zëdhënësi i Zyrës së Jashtme të Pakistanit, Nafees Zakariya ka konfirmuar për Radion Mashaal se ushtrimet janë pjesë e procesit të përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë.

“Të dyja shtetet janë duke u afruar në shumë fusha. Rusia e ka marrë së fundmi kontratën e tubacionit të gazit për Veri-Jug. Kjo është në vlerë prej 2 miliardë dollarësh dhe nuk është një kontratë e vogël. Pra, të gjitha këto gjëra janë duke nënkuptuar se marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë duke u rritur shpejt”, ka thënë ai.

Ngrohja e marrëdhënieve mes Moskës dhe Islamabadin po ndodhë në të njëjtën kohë kur marrëdhëniet SHBA-Indi, shtet rival i Pakistanit, janë duke u përmirësuar. SHBA ka nënshkruar një marrëveshje për ekonomi dhe mbrojtje me Indinë, gjatë muajit të kaluar.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë vizitës në New Dehli, kishte kritikuar Pakistanin.

XS
SM
MD
LG