Ndërlidhjet

Ukrainë: Liderët separatistë kanë shpallur armëpushim të njëanshëm


Pamje e dëmtimeve nga luftimet në rajonin Luhansk në Ukrainë
Pamje e dëmtimeve nga luftimet në rajonin Luhansk në Ukrainë

Liderët e separatistëve në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, sot kanë shpallur armëpushim të njëanshëm, që fillon sot në mesnatë.

Këta liderë kanë shprehur “përkushtim të plotë” për marrëveshjet e Minskut dhe ato i konsiderojnë si “zgjidhje e vetme”.

Ata kanë kërkuar që edhe qeveria e Ukrainës të veproj njejtë.

Kjo është hera e parë që separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, ta paraqesin idenë e armëpushimit të njëanshëm.

Kjo shpallje u bë pak orë pasi presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se pret që parlamenti së shpejti të votoj për ndryshimet kushtetuese, me të cilat sigurohet autonomi për pjesën lindore të Ukrainës.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti në këtë rajon ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre separatiste, janë vrarë më se 9,500 vetë.

XS
SM
MD
LG