Ndërlidhjet

Ukrainë: Vrasje të ushtarëve dhe kryengritësve në pjesën lindore


Pamje e ushtraëve të Ukrainës gjatë një stërvitjeje
Pamje e ushtraëve të Ukrainës gjatë një stërvitjeje

Autoritetet e Ukrainës thonë se tre ushtarë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në luftimet me sepratistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lidnore të këtij vendi.

Zëdhënësi ushtarak ukrainas, Oleksandr Motuzyanyk, tha mbrëmë se vrasjet kanë ndodhur në rajonet Luhansk dhe Donjeck, gjatë 24 orëve paraprake.

Sipas këtij zëdhënësi, një ushtar konsiderohet i zhdukur.

Nga ana tjetër, separatistët thonë se nga dhuna në rajonin Donjeck janë vrarë tre luftëtarë të tyre.

Kjo dhunë ka ndodhur përkundër arritjes së marrëveshjes muajin e kaluar, që armëpushimi të filloj më 1 shtator, me nisjen e vitit të ri shkollor.

Prej prillit të vitit 2014, nga luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 9,500 vetë.

XS
SM
MD
LG