Ndërlidhjet

Politikani tatar i Krimesë nominohet për Çmimin Sakharov


 Mustafa Dzhemilev
Mustafa Dzhemilev


Blloku më i madh politik në Parlamentin Evropian, do të nominojnë sot për Çmimin Sakharov, politikanin tatar të Krimesë, Mustafa Dzhemilev.

Blloku i Evripianëve Konservatorë dhe Reformistë - që përbëhet nga Partia Konservatore e Britanisë dhe partia e Ligjit dhe Drejtësisë e Polonisë, e nominuan Dzhemilevin, për këtë çmim një ditë më parë.

Dzhemilev pritet që të jetë njëri prej tre kandidatëve në listën e ngushtë që do të zgjedh komiteti për zhvillim dhe punë të jashtme i Parlamentit Evropian. Në këto komitete, lidhur me këtë çështje do të votohet më 11 tetor, ndërkaq anëtarët e Parlamentit Evropian do të vendosin për fituesin e këtij çmimi më 27 tetor.

Dzhemilev është deputet ukraias dhe është i njohur si aktivist për të drejtat e njeriut.

Ai është ish-kryesues i Mejlis të tatarëve të Krimesë, të cilët kundërshtojnë fuqishëm aneksimin e Rusisë.

Çmimi Sakharov- që është në vlerë prej 50 mijë eurosh- që prej vitit 1988, nderon personat dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

XS
SM
MD
LG