Ndërlidhjet

Tahiri konfirmon marrëveshjen për tabelat e automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë


Ministrja për Dialog, Edita Tahiri
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri

Qeveria e Kosovës ka rikonfirmuar se në bisedimet teknike në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, është përmbyllur marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e automjeteve në mes të dy shteteve.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Qeveria dhe minstrja e Dialogut, Edita Tahiri, thuhet se marrëveshja Kosovë – Serbi për reciprocitet në lidhje me tabelat e automjeteve është përmbyllur pas 11 orë bisedimesh.

“Do të thotë ajo që vlenë për tabelat e njërit shtetet do të vlejë edhe për tabelat e shtetit tjetër, si dhe kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave “prova” të cilat njëanshëm ishin vendosur nga ana e Serbisë ndaj veturave me regjistrimin RKS të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka ritheksuar se marrëveshja ishte arritur javën e kaluar dhe sot është rikonfirmuar edhe në dokumentin e shkruar.

“Parimi i reciprocitetit në këtë marrëveshje dëshmon se marrëdheniet fqinjësore në mes të dyja shteteve mund dhe duhet të përparojnë në frymën e reciprocitetit dhe gadishmërisë për normalizim sipas parimeve euro-atlantike”, është shprehur Tahiri.

Të njëjtën marrëveshje, ministrja Tahiri e kishte shpallur të arritur edhe para një jave, por më pas zyrtarët në Brukel patën deklaruar se ende nevojiteshin bisedime deri te përmbyllja e saj.

XS
SM
MD
LG