Ndërlidhjet

Hakerët rusë publikojnë të dhëna edhe për 11 atletë


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia Botërore Anti-Doping ka thënë se grupi rus i hakerëve “Fancy Bear” ka shpërndarë të dhëna konfidenciale për edhe 11 atletë, të cilët kanë marrë pjesë në lojërat olimpike në Rio.

Në mesin e këtyre atletëve janë katër nga Mbretëria e Bashkuar, tre nga Australia, dy nga Gjermania, dhe një nga Danimarka dhe Spanja.

Në ndërhyrjet paraprake të tij grupi, në publik dolën të dhëna për atletët, ku thuhej se ata kishin përdorur substanca të ndaluara por që kanë qenë të nevojshme për trajtime të sëmundjeve mjekësore.

Ndërhyrjet e fundit të hakerëve rus, vijnë në kohën kur presidenti rus, Valdimir Putin ka kundërshuar veprime të tilla por ka thënë se “ka të dhëna interesante” që janë “në interes të publikut”. Deklarime të ngjashme ai kishte bërë edhe për dyshimet se hakerët rusë po ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA për të ndikuar në to.

XS
SM
MD
LG