Ndërlidhjet

Al Shabaab ka vrarë një gjeneral somalez


Militantët e Al Shabaab

Grupi islamik al Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmin me makinë bombë ku u vra një gjeneral somalez.

Gjenerali Mohamed Roble Jimale ishte duke udhëtuar në një konvoj për në kryeqytetin e Somalisë, në Mogadishu, raporton Reuters.

Radio Andalus, që është e lidhur me grupin al Shabaab ka konfirmuar këtë sulm duke thënë se “një luftëtar ka rënë martir, pasi ka kryer një sulm me makinë bombë ku është vrarë gjenerali Goobaanle”, duke përdorur kështu pseudonimin e gjeneralit të vrarë.

XS
SM
MD
LG