Ndërlidhjet

Zyrtari afgan: Nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë policët


Pamje e një pjese të qytetit Tarin Kot në provincën Uruzgan në Afganistan
Pamje e një pjese të qytetit Tarin Kot në provincën Uruzgan në Afganistan

Një zyrtar afgan thotë se nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë së paku tetë policë afganë në provincën jugore, Uruzgan.

Komandanti i policisë së trafikut në autostradën në Uruzgan, Rahimullah Khan, tha se oficerët ishin vrarë dje, gjatë dy sulmeve ajrore rreth kryeqytetit të provincës, Tarin Kot.

Komanda ushtarake amerikane në Kabul ka konfirmuar se forcat e SHBA-ve kanë ndërmarrë sulme ajrore në këtë hapësirë, duke thënë se ato synonin t’indihmojnë forcat e sigurisë afgane, që ishin sulmuar nga zjarri i talibanëve.

Gjenerali amerikan, Charles Cleveland, tha se nuk ka “ndonjë intormacion tjetër” për atë se kush kanë mundur të jenë viktimat.

Zyrtarët afganë thanë se ata po zhvillojnë hetime për këtë sulm dhe janë në kontakt me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të këtij muaji, militantët talibanë për një kohë të shkurtër patën hyrë në Tarin Kot, por ishin dëbuar nga forcat e sigurisë.

XS
SM
MD
LG