Ndërlidhjet

Arabia Saudite “shkatërron tri qeliza” të lidhura me IS-in


Ilustrim
Ilustrim

Arabia Saudite tha se ka shkatërruar tri qeliza të lidhura me grupin esktremist Shteti Islamik dhe se ka arrestaur 17 simpatizantë të dyshuar.

Katërmbëdhjetë prej të arrestuarve janë shtetas sauditë, përfshirë një grua, tha Ministria e Brendshme.

Tre të tjerët janë një jemenas, një egjiptian dhe një palestinez.

“Përpjekjet disamujore kanë kulmuar me shkatërrimin e një komploti terrorist”, tha përmes një deklarate Ministria e Brendshme saudite.

Qysh në vitin 2014, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme me bomba kundër xhamive shiite dhe forcave të sigurisë në Arabi.

XS
SM
MD
LG