Ndërlidhjet

Shpërthimi në Nju Jork - Clinton e Trump “sulmojnë” njëri-tjetrin


Hillary Clinton dhe Donald Trump
Hillary Clinton dhe Donald Trump

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, tha se rivali i saj republikan, Donald Trump, u ka dhënë “ndihmë dhe ngushëllim” terroristëve islamikë.

Komentet vijnë pasi autoritetet amerikane kanë arrestuar një imigrant afgan, si të dyshuar për shpërthimin e fundjavës në Nju Jork.

Ahmad Khan Rahami, 28 vjeç, amerikan i natyralizuar, dyshohet se ka orkestruar shpërthimin me bombë, më 17 shtator, duke plagosur 29 veta.

Ai është arrestuar të hënën në Nju Xhërsi, pas të shtënave me policinë.

Në një tubim në Florida, Trump u tall me faktin se Rahami do të ketë kujdes shëndetësor dhe përfaqësim ligjor derisa është në paraburgim.

Clinton, në anën tjetër, tha se retorika anti-myslimane e Trumpit vetëm se i ndihmon grupet si Shteti Islamik të rekrutojnë luftëtarë të rinj.

XS
SM
MD
LG