Ndërlidhjet

Rusia arreston një militant të dyshuar të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Një militant i dyshuar i Shtetit Islamik është arrestuar në rajonin e Tatarstanit në Rusi.

Shërbimi federal për siguti ka njoftuar se Sharifbek Shoyev, 38-vjeçar, dyshohet se ka qëndruar tre vjet në Siri, ku thuhet se ai është trajnuar në kampet e terroristëve.

Ai gjithashtu po akuzohet se ka luftuar përkrah militantëve të IS-it.

Nëse Shoyev gjendet fajtor mund të dënohet me 10 vjet burgim.

Zyrtarët thonë se të paktën 5 mijë rusë dhe qytetarë të ish-republikave të tjera sovjetike kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar me militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG