Ndërlidhjet

Assad: SHBA nuk ka vullnet të luftojë kundër terroristëve në Siri


Presidenti sirian Bashar al-Assad
Presidenti sirian Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë vullnet” që të bashkohen me Rusinë për të luftuar militantët e Shtetit Islamik dhe të Frontit al-Nusra në Siri.

“Nëse ata (SHBA) sulmojnë al-Nusran apo IS-in, do të humbisnin një kartë shumë të rëndësishme sa i përket situatës në Siri. Prandaj, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i bashkohen Rusisë për të luftuar kundër terroristëve në Siri”.

Në një intervistë dhënë për agjencinë e lajmeve Associated Press, al-Assad ka thënë se marrëveshja e amëpushimit që u arrit në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka funksionuar për shkak të SHBA-së dhe grupeve terroiste.

“Ne kemi njoftuar se jemi të gatshëm të ndërpresim çdo operacion, por kjo nuk ka të bëjë me Sirinë apo Rusinë. Kjo ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara dhe grupet terroriste që janë aleatë të IS-it, al-Nusras dhe Al Qaedas. Ata kanë deklaruar publikisht se nuk janë të përkushtuar dhe ky armëpushim nuk është përpjekja e parë për të ndalë luftimet në Siri. Tentimi i parë ishte shkurtin e kaluar, por nuk funksionoi dhe unë mendoj se armëpushimi nuk funksionoi për shkak se SHBA nuk dëshiron vërtetë të ndërpritet dhuna në Siri”, ka thënë Assad.

Duke folur për sulmin e 19 shtatorit mbi konvojet me ndihma humanitare, Assad tha se Siria dhe Rusia nuk duhen të mbahen përgjegjëse për këtë sulm. Ai ka thënë se sulmi ka ndodhur në një zonë të kontrolluar nga militantët.

Shtetet e Bashkuara dje kanë thënë se për sulmin ndaj konvojeve me ndihma, ku mbetën të vdekur të paktën 20 civilë, mbajnë përgjegjëse Rusinë.

XS
SM
MD
LG