Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Putin i jep çmimin “Hero i Rusisë” një polici të vrarë nga militantët


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë çmimin më të lartë të shtetit për një zyrtar policor, i cili ishte vrarë nga militantët, pasi kishte refuzuar të heq dorë nga detyra e tij zyrtare.

Lejtnant Magomend Nurbagandov nga rajoni i Dagestanit ishte kapur nga militantët islamik dhe më pas ishte vrarë në qytetin Sergokala në Dagestan.

Gjatë cerenomisë, Putin ka vlerësuar lartë punën e oficerit të lartë dhe ka thënë se ai është model për policët rusë.

Prindërit e Nurgbagandov kanë pranuar çmimin “Hero i Rusisë” për djalin e tyre të vrarë.

XS
SM
MD
LG