Ndërlidhjet

Mbledhja e pambukut në Uzbekistan bëhet “detyrim fetar”


Fushë e pambukut në Uzbekistan.
Fushë e pambukut në Uzbekistan.

Disa klerikë myslimanë në xhamitë e Uzbekistanit e kanë cilësuar korrjen e pambukut “obligim për myslimanët uzbekë”.

Imamët u kanë bërë thirrje myslimanëve të luten për “të korra të bollshme” dhe u kanë kërkuar atyre të marrin pjesë në mbledhjen e pambukut, duke thënë se ky është “detyrim fetar”.

Një klerik në xhaminë Khazrati Ali të Tashkentit i tha Radios Evropa e Lirë se imamët kanë marrë udhëzime nga Drejtoria Shpirtërore e Myslimanëve për t’iu shpjeguar besimtarëve rëndësinë e pambukut për Uzbekistanin dhe nevojën e kontributit.

Për vite të tëra, Uzbekistani është kritikuar për detyrimin e qytetarëve, përfshirë edhe fëmijëve, që të mbledhin pambuk.

XS
SM
MD
LG