Ndërlidhjet

Rusia ofron prova të reja për MH17


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Rusia ka publikuar, në atë që pretendon se janë imazhe të radarit, që shfaqin se raketa që rrëzoi fluturimin e Malaysia Airlines, nuk është lëshuar nga territori që kontrollohet nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ky pretendim i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, vjen vetëm dy ditë para se ekipi hetues i udhëhequr nga Holanda, të publikojë një raport ku do të saktësohet se prej ku është lëshuar raketa e cila ka rrëzuar fluturimin MH17 më 17 korrik të vitit 2014, ku u vranë 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Ekipi i hetuesve ndërkombëtar po mbledh të dhëna për të ngritur aktakuzë ndaj përgjegjësve për rrëzimin e këtij avioni.

“Fakti se Ukriana nuk ka publikuar informacioni nga stacioni i radarëve sugjeron se vendi prej ku është lëshuar raketa, ka qenë nga territori i kontrolluar nga forcat e Ukrainës”, ka thënë komandanti rus, Andrei Koban.

Ministria e mbrojtjes së Rusisë ka thënë se këto informacione do t’i ndajnë me hetuesit e këtij rasti.

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për rrëzimin e MH17.

Hetimi i kryer për 15 muaj nga autoritetet holandeze ka thënë se një raket e tipit Buk ka rrëzuar aeroplanin por nuk ka saktësuar se nga cila zonë është lëshuar raketa.

XS
SM
MD
LG