Ndërlidhjet

Iran: Ahmadinejadi konfirmon se nuk do të garoj për president


Mahmud Ahmadinejad
Mahmud Ahmadinejad

Ish-presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, thotë se nuk do të synoj rizgjedhje në votimet presidenciale në vitin 2017, një ditë pasi mediat raportuan se lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i ka thënë atij që të mos garoj.

Mospjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, Ahmadinejad e ka shpallur në një letër dërguar Khameneit, që është publikuar sot nga mediat iraniane.

Në letër ai konfirmon se Khamenei i ka thënë se nuk është në interesin e vendit që ai të garoj përsëri për president.

Mahmud Ahmadinejad, politikan i linjës së fortë konservatore, për të parën herë ishte zgjedhur president i Iranit në vitin 2005, ndërsa ishte rizgjedhur në votimet kundërthënëse në vitin 2009.

Lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, e ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore në Iran.

XS
SM
MD
LG