Ndërlidhjet

Turqia vazhdon shtypjen e "aleatëve të Gulenit"


Stamboll - foto arkivi
Stamboll - foto arkivi

Qeveria e Turqisë ka pushuar nga puna 87 anëtarë të agjencisë shtetërore të sigurisë, nën akuzat se kanë pasur lidhje me përpjekjen për grushtshtet, në muajin korrik.

Agjencia e lajmeve Anadolu tha se 87 zyrtarët e Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare dyshohet se mbështesin klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, akuzohet nga Ankaraja për organizimin e përpjekjes për puç.

Gulen mohon çdo përfshirje.

Të martën, Ankaraja ka lëshuar po ashtu fletarrestime për 121 punonjës të organizatës së ndihmës, Kimse Yok Mu, e lidhur me Gulenin.

Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 40,000 njerëz nën dyshimet se kanë lidhje me grushtshtetin dhe kanë pushuar nga puna dhjetëra-mijëra të tjerë.

XS
SM
MD
LG