Ndërlidhjet

Kim rizgjedhet president i Bankës Botërore


Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim
Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim

Bordi i Bankës Botërore ka njoftuar më 27 shtator se në mënyrë unanime ka emëruar Jim Yong Kim, si president, duke fituar kështu mandatin e dytë në krye të këtij institucioni.

Kim, ishte kandidati i vetëm për këtë pozicion.

“Jam i nderuar që do të shërbejë edhe një mandat në krye të këtij insitucioni të madh”, tha Kim, i cili është doktor amerikan me prejardhje nga Koreja e Jugut.

Ai tha se Banka Botërore “është në rrugë të mirë” për të arritur qëllimet kryesore, siç është eliminimi i varfërisë ekstreme deri në vitin 2030 dhe rritja e të ardhurave deri në 40 për qind për shtetet në zhvillim.

XS
SM
MD
LG