Ndërlidhjet

Turqi: Mbi 32 mijë persona janë arrestuar pas puçit të dështuar


Ilustrim
Ilustrim

Turqia thotë se ka arrestuar më shumë se 32 mijë njerëz, që dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen e klerikut Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grushtshtetit të dështuar të 15 korrikut.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag ka thënë për televizionin turk se 70 mijë njerëz janë hetuar pas puçit të dështuar ushtarak, ndërkaq 32 mijë prej tyre zyrtarisht janë të arrestuar nga autoritetet turke.

“Procesi është duke vazhduar”, ka thënë Bozdag.

Më herët qeveria turke ka deklaruar se rreth 10 mijë njerëz janë arrestuar.

Bozdag ka thënë se hetimet ndaj më shumë se 30 mijë njerëzve do të testojnë sistemin ligjor të Turqisë, duke shtuar se gjykimet ndaj të arrestuarve do të mbahen në mbarë vendin.

Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, ka mohuar përfshirjen në grushtshtetin e dështuar.

Bozdag ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Ankarasë se do t’i përgjigjen në ditët në vazhdim, lidhur me kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Gulenit.

XS
SM
MD
LG