Ndërlidhjet

Futbollisti Arijan Ademi ankohet ndaj dënimit për doping


Ilustrim
Ilustrim

Arijan Ademi, futbollisti i ekipit kroat, Dinamo nga Zagrebi, është ankuar në Gjykatn e Arbitrazhit për Sport kundër dënimit katërvjeçar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për shkak të dopingut.

Kjo gjykatë tha se ankesa e Ademit kundër UEFA-s do të dëgjohet më 28 tetor.

Nëntorin e kaluar, UEFA e dënoi lojtarin e mesit të fushës, Arijan Ademi, 25 vjeçar, nga Maqedonia, pasi ai doli pozitiv për substancën anabolik steroid stanozolol, pas fitores 2:1, kundër Arsenalit, raporton agjencia AP.

Ademi pat luajtur gjithë lojën në shtatorin e kaluar.

Fitroja e Dinamos në Zagreb është e vlefshme, pasi rregullat futbollistike kundër dopingut nuk e kthejnë rezultatin e arritur, nëse vetëm një lojtar ka test pozitiv.

XS
SM
MD
LG