Ndërlidhjet

Ban ofron të ndërmjetësojë konfliktin në mes të Indisë dhe Pakistanit


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka ofruar që ai të jetë ndërmjetësues në mes të Indisë dhe Pakistanit me qëllim që situata e tensionuar në mes të dy vendeve për rajonin e Kashmirit, të mos përshkallëzohet.

Kjo ofertë ka ardhur pasi ambasadorja në OKB e Pakistanit është takuar me sekretarin Ban dhe i ka kërkuar që ai personalisht të ndërhyjë, në qatë që ajo e quan situatë të “rrezikshme” në mes të dy vdende rivale.

Ban u ka bërë thirrje “të dyja palëve që të vetëpërmahen dhe të tentojnë të mos e përshkallëzojnë situatën”, ka thënë zëdhënësi i tij.

Shefi i OKB-së ka thënë se India dhe Pakistani duhet të adresojnë dallimet e tyre përmes diplomacisë dhe dialogut.

“Zyra e tij është e hapur për ndërmjetësim nëse të dy palët pajtohen”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së.

Tensionet në mes të Indisë dhe Pakistanit janë rritur pasi India e akuzon një organizatë militante me bazë në Pakistan për sulmin në një bazë ushtarake në Kashmir më herët gjatë këtij muaji, ku u vranë 18 ushtarëk.

Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG