Ndërlidhjet

Banka Botërore jep kredi për sigurimin e ujit në Kosovë


Banka Botërore ka miratuar një kredi prej 22 milionë eurosh për Projektin Siguria e Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit në Kosovë.

Në një komunikatë për media të këtij institucioni financiar, bëhet e ditur se projekti i ri ka për qëllim restaurimin e kanalit kryesor të ujit në Kosovë – Kanalit të Ibrit – në kapacitetin e tij origjinal.

Kjo do të sigurojë që furnizimi më i besueshëm me ujë dhe cilësia më e mirë e ujit të sjell përfitime për rreth 500,000 njerëz që jetojnë në pellgun e kanalit në Kosovën qendrore, dhe të bëhet faktor mbështetës për zhvillimin ekonomik dhe social.

XS
SM
MD
LG