Ndërlidhjet

Qeveria italiane nuk do të dorëhiqet pavarësisht rezultatit të referendumit


Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano
Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano

Qeveria e Italisë nuk do të dorëhiqet paravrësisht rezultatit të referendumit për reforma kushtetuese, ka thënë ministri i brendshëm, Angelino Alfano, raporton Reuters.

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka thënë disa herë se ai do të jap dorëheqje nëse humb në referendumin e 4 dhjetorit por në javët e fundit ia ka refuzuar që të përgjigjet në këtë pytje duke thënë se kjo gjë krijon shpërqendrim nga debati për reformat.

Renzi ka thënë se nëse në referendum mbizotëron vota “Jo” ai do t’i kërkojë presidentit që të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Më 4 dhjetor italianët do të votojnë për reformat kushtetuese, përmes së cilave po tentohet të zvogëlohet roli i Senatit. Ligji zgjedhor në Itali është parë si fajtori kryesor për jostabilitetin politik.

Vetëm në 70 vjetët e fundit, në Itali janë ndërruar 63 qeveri.

XS
SM
MD
LG