Ndërlidhjet

Erdogan thotë se BE nuk i dha mjetet për migrantë


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi Bashkimin Evropian, duke thënë se ka dështuar të përmbushë zotimin për të siguruar tri miliardë euro ndihmë për migrantët në Turqi.

Zotimi ka qenë pjesë e një marrëveshjeje të rëndësishme për të frenuar flukset e refugjatëve në Evropë.

“Viti po përfundon. Ata premtojnë, por nuk japin”, tha Erdogan në një konferencë në Ankara.

Marrëveshja Turqi-BE, e arritur në muajin mars, ka ndaluar pothuajse plotësisht migrantët të udhëtojnë me anije nga Turqia drejt brigjeve greke.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, ka thënë se ndarja e mjeteve bazohet në projekte dhe nuk bëhet si shumë parash.

Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve sirianë.

XS
SM
MD
LG