Një nga uraganet më të fuqishme të Atlantikut në vitet e fundit po lëviz nëpër Karaibe, drejt Xhamajkës, Haitit dhe Kubës lindore.
Pjesë të Xhamajkës tashmë janë vërshuar nga shirat dhe erërat e forta.
Paralajmërimi për uraganin Matthew është dhënë në Haiti, i cili pritet të goditet më së keqi.
Uragani i kategorisë 4 pritet të sjellë deri në 64 centimetra shi.
Një gjë e tillë mund të shkaktojë rrëshitje dheu dhe përmbytje që kërcënojnë jetë njerëzish.
Autoritetet në Haiti u kanë bërë thirrje qytetarëve të sigurojnë rezerva ushqimore.
Mijëra njerëz në Haiti vazhdojnë të jetojnë në tenda për shkak të një tërmeti masiv që ka goditur në vitin 2010.