Ndërlidhjet

Turqi: Gjendja e jashtëzakonshme zgjatet edhe për tre muaj


Numan Kurtulmus
Numan Kurtulmus

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, thotë se në mbledhjen e sotme të qeverisë, që është kryesuar nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan, është vendosur të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme, e cila ishte imponuar në këtë vend, pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet, në muajin korrik.

Duke folur sot para gazetarëve, pas mbledhjes së qeverisë, zoti Kurtulmus tha se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet për tre muaj të tjerë.

Kjo gjendje ishte shpallur më 20 korrik, pesë ditë pas puçit të dështuar, nga i cili janë vrarë së paku 270 vetë.

Turqia e akuzon klerikun në ekzil, Fetullah Gulen, për orkestrim të grushtshtetit.

Por, Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi në këtë puç.

Afro 32 mijë njerëz janë arrestuar lidhur me këtë grushtshtet. Disa mijëra të tjerë janë shkarkuar ose suspenduar nga vendet e tyre të punës.

XS
SM
MD
LG