Ndërlidhjet

Çmimin Nobel për Fizikë e fituan tre shkencëtarë


Fituesit e Çmimit Nobel 2016 për Fizikë
Fituesit e Çmimit Nobel 2016 për Fizikë

Tre shkencëtarë të lindur në Britani, që aktualisht punojnë në universitete në Shtetet e Bashkuara, e kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2016, për “zbulimet teorike të tranzicioneve fazore topologjike dhe fazave topologjike të materjes”.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave sot ka shpallur se fituesit e këtij çmimi, David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz, e kanë “hapur derën e një bote të panjohur, ku materja mund të marrë gjendje të pazakonshme”.

Mëtutje, në arsyetimin e dhënies së Çmimit Nobel për Fizikë theksohet se laureatët e sivjemë “kanë përdorë metoda të avancuara matematike për studimin e fazave të pazakonshme, ose gjendjet, e materjes, siç janë superpërçuesit, superfluidet, ose filmi i hollë magnetik”.

Vlera e ÇmimitNobel është 930 mijë dollarë amerikanë.

Këto çmime për arritjet në shkencë, literaturë dhe paqe, së pari janë dhënë në vitin 1901, në harmoni me dëshirën e industrialistit suedez, Alfred Nobel.

XS
SM
MD
LG