Ndërlidhjet

Uragani Matthew godet Haitin


Ilustrim
Ilustrim

Një nga uraganet më të fuqishme të Atlantikut në vitet e fundit ka arritur në Haiti, duke kërcënar zonat perëndimore me erëra të fuqishme, shi dhe stuhi.

Uragani Matthew, i kategorisë 4, ka zbarkuar sot rreth orës 11, sipas kohës lokale.

Presidenti i përkohshëm i Haitit, Jocelerme Privert, tha se disa njerëz që nuk kanë respektuar paralajmërimet, kanë humbur jetën.

Ai nuk dha më shumë detaje.

Uragani Matthew mund të sjellë deri në 102 centimetra shi në disa zona dhe erëra me fuqi deri në 230 kilometra në orë.

Haiti është një nga vendet më të varfra në botë dhe shumë prej banorëve jetojnë në kasolle prej druri.

XS
SM
MD
LG