Ndërlidhjet

Gazetari i Washington Post-it padit Iranin për “torturë”


Jason Rezaian
Jason Rezaian

Jason Rezaian, ish-shef i byrosë së gazetës Washington Post në Teheran, ka paditur Qeverinë e Iranit, pasi ka kalaur 18 muaj burg në Republikën Islamike.

Padia thotë se Rezaian ka vuajtur “dëme të përhershme” për shkak të “torturës dhe trajtimeve të tjera mizore”.

Sipas padisë, Irani e ka mbajtur Rezaianin peng “me qëllim nxjerrjen e koncesiomeve gjatë bisedimeve me SHBA-në për programin e tij bërthamor”.

Yeganeh Salehi, gruaja e gazetarit, është mbajtur po ashtu në burg për 72 ditë.

Rezaian dhe Salehi janë arrestuar në Teheran më 22 korrik, 2014, pasi forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpinë e tyre.

Gazetari është liruar më 16 janar, 2016, pas 544 ditësh në burg, së bashku me tre të burgosur të tjerë amerikanë.

Lirimi i tyre ka qenë pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me Iranin.

XS
SM
MD
LG