Ndërlidhjet

KS i OKB-së voton për kandidatët për sekretar të përgjithshëm


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot mbahet votimi përcaktues se kush do të jetë sekretar i përgjithshëm i ardhshëm i Kombeve të Bashkuara.

Votimi i 6-të sekret i 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të sinjalizoj nëse ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, do të jetë sekretar i ardhshëm.

Zoti Guterres është kandidati kryesor pas pesë votimeve të deritashme me dyer të mbyllura në Këshillin e Sigurimit.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së synon arritjen e konsenzusit për zëvendësin e sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, të cilit në fund të këtij viti i kalon mandati i dytë pesëvjeçar.

XS
SM
MD
LG