Ndërlidhjet

Bruksel: Sulmohen me thikë dy policë


Prokurorët në Belgjikë thonë se dy policë në Bruksel janë therur me thikë nga një person në një sulm që besohet se “është i lidhur me terrorin”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Federale, Eric Van der Sypt, ka thënë se një person ka therur një zyrtar të policisë në qafë, ndërsa polici tjetër është therur në stomak. Pas këtij akti, sulmuesi kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen Schaerbeek në Bruksel.

Më vonë, një grup i policëve kanë arritur ta kapin atë por i dyshuari kishte rezistuar duke u përleshur me policisë. Ai më pas ishte qëlluar në këmb nga një zyrar dhe është dërguar për trajtim.

Autoritetet belge kanë refuzuar të tregojnë se pse ky sulm ka lidhje me terrorin.

Më 22 mars, nga sulmet vetëvrasëse me bombë në aeroportin e Brukeselit u vranë 32 persona.

XS
SM
MD
LG