Ndërlidhjet

Forcat afgane largojnë talibanët nga jugu i Kunduzit


Kunduz
Kunduz

Zyrtarët afganë thonë se forcat e tyre të sigurisë kanë larguar militantët talibanë nga pjesa jugore e qytetit të Kunduzit, përderisa luftimet kanë vazhduar për të katërtën ditë me radhë.

Pjesa jugore e Kunduzit është një pikë strategjike ushtarake dhe është vitale për përforcimet dhe mbështetjen logjistike të forcave qeveritare në Kunduz.

Mohammad Yousof Ayubi, që është kryetar i këshillit provincial të Kunduzit, ka thënë se betejat në lindje dhe perëndim të qytetit kanë vazhduar në orët e mëngjesit të 6 tetorit.

Zyrtarët afganë gjithashtu kanë thënë se shumicë civilë po largohen nga qyteti për shkak të luftimeve.

XS
SM
MD
LG