Ndërlidhjet

Francë: Pasiguri lidhur me takimin Hollande – Putin


Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet presidentëve Francois Hollande (majtas) dhe Vladimir Putin
Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet presidentëve Francois Hollande (majtas) dhe Vladimir Putin

Ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, thotë se presidenti Francois Hollande, do ta vlerësoj situatën në qytetin Alepo në Siri, para se të vendos nëse do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Paris, javën e ardhshme.

Ministri Ayrault i tha sot radios franceze, Inter, se ai do ta pyet Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për hetimin e krimeve të mundshme të luftës në Siri.

“Ne nuk pajtohemi me atë që Rusia po e bënë, duke e bombarduar Alepon”, tha Ayrault dhe ka shtuar se “Franca është e përkushtuar si kurrë më parë për të ofruar siguri për popullin në Alepo”.

“Nëse presidenti vendos” për ta parë Putinin gjatë vizitës së tij në Paris më 19 tetor, “kjo nuk do të jetë për këmbimin e komplimenteve”, tha Ayrault.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se Putin, që e viziton Parisin me rastin e hapjes së një kishe ortodokse ruse, ende është duke u përgatitur për udhëtim dhe se bisedimet me presidentin Hollande, në pallatin Elize, ende mbesin të planifikuara.

Presidenti francez, Francois Hollande, dje ka thënë se ai po e shqyrton çështjen nëse do të mbahet takimi me Putinin.

Ai theksoi se nëse të dy liderët takohen, atëherë do t’i thotë Putinit se aksionet ruse në Siri, në mbështetje për presidentin, Bashar al-Assad, janë të “papranueshme”.

XS
SM
MD
LG