Ndërlidhjet

Afganistan: Së paku 17 vetë të vrarë në një tempull shiit në Kabul


Pamje e tempullit shiit Karte Sakhi në Kabul para sulmit
Pamje e tempullit shiit Karte Sakhi në Kabul para sulmit

Së paku 17 vetë, shumica prej tyre besimtarë shiitë, janë vrarë gjatë një sulmi në një tempull në kryeqytetin Kabul në Afganistan.

Mëtutje, zëdhënësi i Ministrisë së brendshme afgane, Sediq Sediqqi, tha se 62 persona të tjerë, përfshirë 12 policë, janë plagosur në sulmin në këtë tempull.

Derisa forcat e sigurisë afgane e kanë evakuuar tempullin Karte Sakhi, që është më i madhi në Kabul, besimtarët janë tubuar afër tij, për ta shënuar festën e Hashureve, që është njëra ndër më të rëndësishme në kalendarin shiit.

Kulminacioni i festimeve bëhet sot.

Policia e Kabulit u ka tërhequr vërejtjen shiitëve, shumica prej tyre të etnicitetit Hazara, që të mos tubohen në grupe të mëdha.

Në korrik, nga një sulm për të cilin përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, janë vrarë 84 vetë, shumica prej tyre të shiitë Hazara.

XS
SM
MD
LG