Boksieri profesionist britanik, Tyson Fury, sot ka shpallur se ka hequr dorë nga titulli i kampionit botëror në kategorinë e rëndë në asociacionet WBO dhe WBA, për tu koncentruar në “trajtimin mjekësor dhe ripërtritjen”.
Fury, 28 vjeçar, nuk ka dalur në ring prej fitores kundër ukrainasit, Vladimir Klitschko, kur e fitoi titullin e kiampionit, në nëntor të vitit 2015. Në ndërkohë, ai ka pranuar se merr drogë kokainë për shkak të depresionit.
Ky boksier, deri tash dy herë e ka anuluar takimin e kthimit kundër Klitschos; së pari në muajin korrik për shkak të lëndimit të nyjes së këmbës dhe muajin e kaluar për shkak të një sëmundjeje të paspecifikuar.
“Ndjej se është korrekte dhe e drejtë dhe për të mirën e boksit, që titujt të mbahen aktivë dhe të lejohen kandidatët e tjerë të luftojnë” për titujt që i kam fituar me krenari, tha Tyson Fury.
“I kam fituar titujt në ring dhe besoj se ata duhet të humben në ring, por unë jam i paaftë për t’i mbrojë në këtë periudhë dhe e kam ndërmarrë këtë vendim të vështirë dhe emocional, që zyrtarisht t’i shpallë të paplotësuar titujt e mi botëror të vlefshëm”.