Ndërlidhjet

Zvicër: Policia e arrestoi shtetasin rus për alarm të rrejshëm në aeroplan


Aeroplani "Pobeda" i kompanisë ruse Aeropflot
Aeroplani "Pobeda" i kompanisë ruse Aeropflot

Një aeroplan i kompanisë ajrore ruse, Aeroflot, është evakuuar mbrëmë në aeroportin e Gjenevës, ndërsa një shtetas rus është arrestuar, pasi ka thënë se në aeroplan ndodhet një bombë, kanë njoftuar prorkurorët zviceranë.

Shtetasi rus i tha shitësit të biletave të kompanisë, pak kohë para ngritjes së aeroplanit, se në aeroplan gjendet një bombë. Kjo ka ndikuar që zyrtarët ta ndalin aeroplanin në aeroportin e Gjenevës dhe t’i evakuojnë të 115 udhëtarët.

Më vonë, pas kontrollit të policisë, aeroplani është lejuar të fluturoj nga aeroporti i Gjenevës.

Personi i cili ka bërë kërcënim të rrejshëm është arrestuar dhe ai më vonë ka pranuar se këtë e kishte bërë si shaka, kanë thënë prokurorët.

XS
SM
MD
LG