Ndërlidhjet

Koalicioni i ka intensifikuar sulmet kundër IS-it në Mosul


Pamje e forcave qeveritare të Irakut
Pamje e forcave qeveritare të Irakut

Një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, ka konfirmuar sot se janë shtuar sulmet ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Mosul, para se të filloj ofensiva e planifikuar për rimarrjen e kontrollit në këtë qytet.

Korrespondentët, po ashtu, kanë raportuar për lëvizjet e forcave të qeverisë së Irakut dhe milicive aleate në jug dhe lindje të Mosulit.

Gjenerali i ushtrisë së Irakut, Firas Bashar, tha se “të gjitha lëvizjet e trupave tash janë të ndërlidhura me operacionin në Mosul”.

Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka raportuar se operacioni ushtarak për rimarrjen e kontrollit në qytetin verior irakian Mosul, nga militantët e Shtetit Islamik, do të filloj brenda pak ditësh “nëse atje nuk do të ketë zhvillime të jashtëzakonshme”.

Në raportin e publikuar sot, janë cituar burime irakiane dhe zyrtarë, që kishin marrë pjesë në bisedimet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

U tha se forcat myslimane sunite të stërvitura nga ushtria e Turqisë në kampin Bashiqa, në pjesën veriore të Irakut, do të marrin pjesë në operacionin e planifikuar.

XS
SM
MD
LG