Ndërlidhjet

Irak: Dhjetra të vrarë nga një sulm vetëvrasës


Ilustrim
Ilustrim


Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij në Bagdad të Irakut, ku ishin mbledhur myslimanët shiitë. Nga ky sulm janë vrarë të paktën 34 persona dhe plagosur 36 të tjerë.

Policia ka thënë se shpërthimi i sotëm ka ndodhur në një tendë ku myslimanët shiitë po kryenin ritualet e Ashures. Shiitët kanë përkujtuar vrasjen e nipit të Profetit Muhamet, Husseinit.

Tenda ku ndodhi shpërthimi ishte e vendosur në një treg në qarkun verior al-Shaab.

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG