Ndërlidhjet

Barzani: Përgatitjet për ofensivën e Mosulit kanë përfunduar


Massud Barzani
Massud Barzani

Lideri i kurdëve të Irakut, Massud Barzani ka njoftuar sot se përgatitjet për operacionin për çlirimin e Mosulit ka përfunduar dhe është koha që beteja të fillojë.

“Ka ardhur koha të fillojmë çlirimin e Mosulit”, ka shkruar Barzani, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Forcat nga rajoni autonom kurd në Irak pritet të luajnë rol kyç në ofenzivën e mbështetur nga SHBA-ja për rimarrjen e qytetit të Mosulit, i cili ra nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik në korrik të vitit 2014.

Data e fillimit të këtij operacioni pritet të publikohet së shpejti por pritet që beteja të jetë e vështirë dhe konplekse.

Luftimet në Mosul mund të nxisin fillimin e një krize humanitare. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një milion njerëz mund të zhvendoset për shkak të luftimeve, gjatë periudhës së dimirt.

XS
SM
MD
LG