Ndërlidhjet

3 të vrarë dhe 8 të plagosur nga sulmet vetëvrasëse në Turqi


Ilustrim
Ilustrim

Sulmuesit vetëvrasës kanë shpërthyer eksplozivët e tij gjatë një aksioni të policisë turke kundër miitantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, afër kurifit sirian.

Nga ky sulm vetëvrasës janë vrarë të tre policë dhe janë lënduar tetë të tjerë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.

Guvernatori i Gaziantepit, Ali Yerlikaya, duke folur për agjencinë, ka thënë se policët kishin marrë informacione se militantët e IS-it ishin duke u fshehur në një shtëpi në qarkun Sahinbey. Ata më pas ndërmorrën një operacion për të kapur militantët e dyshuar. Militantët kishin shpërthyer eksplozivët kur kanë parë se nuk mund t’i ikin policisë, njofton Anadolu.

Akoma nuk është e qartë se sa sulmues vetëvrasës kanë qenë të përfshirë në këtë incident.

“Fatkeqësisht, tre policë turq kanë rënë martir dhe tetë njerëz, përfshirë katër sirianë janë plagosur”, ka thënë Yerlikaya për Anadolu.

Agjencia turke raporton se në mesin e të plagosurve një person është në gjendje kritike.

XS
SM
MD
LG