Ndërlidhjet

Vuçiq: Dyshoj se akuzat kundër Dikiqit kanë bazë


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dyshon se akuzat për terrorizëm kundër Bratisllav Dikiqit dhe të tjerëve, të arrestuar në Mal të Zi, kanë bazë.

Dikiq, ish-komandant i forcave speciale të Serbisë, dhe 19 veta të tjerë janë arrestuar të shtunën mbrëma, një natë përpara zgjedhjeve në Mal të Zi, nën dyshimet se kanë planifikuar sulme.

“Zoti Dikiq, çdo ditë, shpreh pikëpamje kundër Qeverisë së Serbisë, por do të doja të shoh dhe të dëgjoj të dhëna reale dhe serioze në lidhje me planifikimin e ndonjë sulmi terrorist”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

Prokurorët malazezë kanë thënë se grupi i njerëzve të arrestuar “mund të ketë planifikuar rrëmbimin" e kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

XS
SM
MD
LG