Ndërlidhjet

Iran: Publikohet videoja ku shihet biznesmeni i burgosur amerikan Siamak Namazi


Siamak Namazi në një fotografi të vitit 2012
Siamak Namazi në një fotografi të vitit 2012

Mediat iraniane të linjës së fortë e kanë publikuar një video ku shihet biznesmeni i burgosur amerikano-iranian, Siamak Namazi.

Agjencia e lajmeve e gjyqësisë së Iranit sot e ka postuar një video njëminutëshe ku shihet Namazi në një dhomë të konferencave me pasaportën e tij amerikane.

Në këtë video, po ashtu, shihet një aeroplan iranian pa ekuipazh, duke fluturar mbi një luftanije të Shteteve të Bashkuara dhe marinarët amerikanë të arrestuar duke qëndruar në gjunjë.

Familjarët thonë se Namazi ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa baba i tij, Baquer Namazi, një zyrtar i UNICEF-it, ishte arrestuar në shkurt të vitit 2016.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që këta dy persona të lirohen.

Gjatë muajve të kaluar, disa persona me shtetësi të dyfishtë, përfshirë iraniano-amerikanët, janë arrestuar në Iran, në atë që duket se paraqet goditje në periudhën e zbutjes së raporteve me perëndimin, pas marrëveshjes atomike me fuqitë botërore, të nënshkruar vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG